MBROJTJA E SIGURT

DIELLI

RREZATIMI

Dielli, si një burim i pashtershëm energjie dhe jete, është i lidhur me periudhën më të shkujdesur dhe të lumtur të vitit, verën. Pa anashkaluar përfitimet unike të rrezeve të diellit për mirëqenien e përgjithshme, me kusht që ekspozimi ndaj diellit të jetë i arsyeshëm dhe i kontrolluar, ne duhet të theksojmë që dielli paraqet disa rreziqe në rastet e ekspozimit të zgjatur. Efekti më i zakonshëm i rrezatimit diellor në lëkurë është skuqja.

Sidoqoftë, ekspozimi i tepërt dhe kronik mund të kenë efekte të rënda për shëndetin, p.sh. plakje e parakohshme e lëkurës, si dhe kancer të lëkurës. Në varësi të llojit të lëkurës dhe faktorëve të tjerë, koha e ekspozimit, në të cilën rrezatimi ultravjollcë mund të shkaktojë situatat e rënda të lartpërmendura, ndryshon nga një person te një tjetër.

RREZET ULTRAVJOLLCË (UV)

Rrezatimi UVA depërton më thellë në lëkurë se UVB, ndërkohë që veprimi i tij është i vazhdueshëm gjatë ditës dhe vitit. Rrezet UVA janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme të lëkurës, ndërsa ekspozimi i zgjatur -veçanërisht që në fëmijëri – mund të shkaktojë kancer në lëkurë.

Rrezatimi UVB është më i fortë gjatë muajve të verës, me intensitetin që arrin kulmin gjatë fillimit të pasdites. Rrezatimi UVB është përgjegjës për djegiet dhe skuqjet në lëkurë të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Ekspozimi kronik ndaj këtij lloji rrezatimi ultravjollcë mund të shkaktojë edhe kancer në lëkurë.

Rrezatimi UVC është lloji më kërcënues. Sidoqoftë, ai përthithet nga shtresat e ozonit dhe kështu nuk arrin sipërfaqen e tokës.

DRITA E DUKSHME (VL)

Drita e dukshme përkufizohet si gjatësitë e valëve që janë të dukshme për shumë sy njerëzish. E thënë ndryshe, ajo përbëhet nga të gjitha ngjyrat që shikon një njeri me sy të lirë. Ajo është e lidhur me stresin oksidues dhe hiperpigmentimin e vazhdueshëm.

RREZET INFRA TË KUQE (IR)

Rrezatimi infra i kuq është i padukshëm për syrin, por mund të diktohet si një ndjesi ngrohtësie në lëkurë.

… DHE LËKURA

Lëkura është një organ jetik i trupit të njeriut, pasi mbron të gjitha organet e brendshme nga ambienti i jashtëm. Shtresa e jashtme e lëkurës është epiderma, poshtë saj gjendet derma, shtresa e brendshme e lëkurës. Një funksion shumë i rëndësishëm i lëkurës është të mbrojë trupin nga efektet e dëmshme të rrezatimit ultravjollcë nëpërmjet melaninës, një pigment i prodhuar nga melanocitet.
Lëkura përfshihet gjithashtu në një proces shumë të rëndësishëm për shëndetin e mirë të organizmit të njeriut: formimin e vitaminës D.

NDIKIMET

UVA (Plakja)

Pigmentimi i lëkurës
Oksidimi i ADN-së
Vija të imëta dhe rrudha
Shenja të zeza dhe tonalitet jo i njëjtë i lëkurës

UVB (Djegia)

Djegie nga dielli
Dëmtim i ADN-së
Dehidratim
Inflamacion kronik
Rrudha të thella

DRITA E DUKSHME

Stres oksidues
Shenja të zeza
Lëkurë e zbehtë
Tonalitet jo i njëjtë i lëkurës

RREZET INFRA TË KUQE

Ndjesi ngrohtësie
Stres oksidues
Degradim i ADN-së
Shkatërrim i kolagjenit

KËSHILLA PËR KUJDES TË PËRGJITHSHËM NGA DIELLI DHE NXIRJE TË SHKËLQYER

…PËR DITËN E PARË

Nëse dëshironi të shmangni djegiet, ekspozimi ndaj diellit nuk duhet të tejkalojë 30 minuta gjatë ditëve të para. Nxirja e ngadaltë është më e mirë, zgjat më shumë dhe është më e sigurt nga aspekti shëndetësor.

  • Nëse keni një lëkurë shumë të ndjeshme ndaj dritës, koha fillestare e ekspozimit në diell duhet të jetë rreth 15-30 minuta. Kohëzgjatja mund të shtohet me 10 minuta, çdo dy ditë nga ekspozimi i vazhdueshëm.
  • Nëse keni lëkurë të bardhë, zakonisht me quka, që digjet pothuajse gjithmonë nga dielli dhe nuk nxihet kurrë, ekspertët rekomandojnë një krem për mbrojtje nga dielli me SPF 50/SPF 50+ për ditët e para të ekspozimit në diell.
  • Nëse keni një lëkurë që digjet herë pas here dhe nxihet lehtësisht, zakonisht me flokë dhe sy kafe, lëkurë tipike e llojit mesdhetar, ekspertët rekomandojnë fillimisht një krem për mbrojtje nga dielli me SPF 20-30.
  • Nëse keni lëkurë të errët kafe që nuk digjet kurrë dhe nxihet shumë lehtësisht, ekspertët rekomandojnë një krem për mbrojtje nga dielli me SPF për 15-20 ditët e para të ekspozimit në diell.

…PËR TË GJITHË VERËN

1. Kremi për mbrojtje nga dielli duhet të vendoset të paktën gjysmë ore përpara ekspozimit të parashikuar në diell, duke aplikuar sasinë e duhur në të gjithë trupin.
2. Shmangni ekspozimin ndaj diellit gjatë orëve të mesditës (11:00 – 16:00). Ekspozimi i tepërt ndaj diellit, edhe kur përdorni produkt për mbrojtjen nga dielli, është një rrezik i rëndë për shëndetin.
3. Lloji i kremit për mbrojtje nga dielli dhe përzgjedhja e SPF-së duhet të bazohen në llojin e lëkurës.
Për një tonalitet të çelët lëkure, zgjidhni një SPF 30 – 50.
Për një tonalitet mesatar lëkure, zgjidhni një SPF 10 – 25.
4. Foshnjat dhe fëmijët nuk duhet të ekspozohen në rreze të drejtpërdrejta të diellit. Ata duhet të mbrohen me një kapele, syze dielli dhe një bluzë të lehtë dhe të freskët.
5. Përsëriteni shpesh, veçanërisht pasi të keni notuar, pasi të jeni fshirë me peshqir dhe pas djersitjes.

…PËR NXIRJEN E DËSHIRUAR

1. Përgatituni me një skrab fytyre dhe trupi. Lëkura e butë është baza për një rezultat nxirjeje të njëjtë.
2. Aplikoni kremin për mbrojtje nga dielli në fytyrë dhe trup të paktën 15-30 minuta përpara ekspozimit të parashikuar në diell dhe riaplikojeni shpesh, veçanërisht pasi të keni notuar, pasi të jeni fshirë me peshqir dhe pas djersitjes.
Kini parasysh që, sipas llojit të lëkurës, është mirë të filloni me një produkt me SPF më të lartë dhe ta ulni me kalimin e kohës ndërsa nxirja përparon.
3. ërhapeni kremin për mbrojtje nga dielli në mënyrë të njëtrajtshme. Mos shpërfillni zonat si pjesën e brendshme të gjunjëve dhe kyçet, pjesën e sipërme të këmbëve, shpatullat dhe bustin. Kushtojini vëmendje pjesëve të trupit me djersitje të tepërt, pasi këto të fundit lëngëzojnë kremin për mbrojtje nga dielli, duke ulur efektivitetin e tij.
4. Shkoni në plazh pa makijazh. Produktet kozmetike parandalojnë lëkurën nga djersitja dhe mund të shkaktojnë njolla ose skuqje.
5. Kur të shkoni në shtëpi, bëni një dush të freskët ose të vakët. Pastrojeni fytyrën mirë duke përdorur një locion. Ndërkohë që vendosni hidratuesin e trupit, lini që një shtresë e pasur e maskës hidratuese të ripërtërijë fytyrën tuaj. Mbajeni fytyrën dhe trupin të hidratuar. Është e rëndësishme jo vetëm për “luftën” kundër dehidratimit dhe shfaqjen e rrudhave, por edhe për ruajtjen e nxirjes.
6. ëngu i karotës është një aleat i vlefshëm, i gatshëm për t’ju ndihmuar të përftoni nxirjen e ëndrrave!

RREGULLAT E ARTA

1.Mos përdorni parfum apo kolonjë përpara dhe gjatë ekspozimit në diell për të shmangur fotodermatitet dhe çngjyrosjen e lëkurës.
2.Hidratohuni! Zgjidhni ujë dhe sigurohuni të pini rreth 2 litra në ditë. Djersa dhe ekspozimi në diell kanë prirjen të reduktojnë lagështinë e lëkurës, e cila është e rëndësishme për shëndetin e mirë dhe freskinë e lëkurës.
3.Lëkura ka nevojë për ujë njëlloj si pjesa tjetër e trupit. Sidoqoftë, ekspozimi në diell redukton nivelet natyrale të lagështisë. Prandaj, çdo ditë, veçanërisht pas banjës së diellit dhe dushit, është ide e mirë të vendosni një locion ose krem për pas diellit. Kështu, lëkura ruan elasticitetin dhe butësinë.
4.Për të ndihmuar lëkurën dhe për ta mbajtur me shkëlqim dhe të freskët, mos harroni që konsumi i lëngjeve të freskëta, frutave dhe perimeve përmirëson cilësinë dhe pamjen e saj të shëndetshme.