PYETJET E SHPESHTA

PYETJET E SHPESHTA

SI NXIHET LËKURA IME?

Rrezet UV nga dielli stimulojnë qelizat e pigmentit të lëkurës për të formuar pigmentin kafe melaninë si masë mbrojtëse. Melanina prodhohet natyrshëm nga trupi juaj dhe thith rrezatimin UV dhe lufton radikalet e lira. Prodhimi i melaninës është përgjigja jonë natyrale mbrojtëse ndaj dritës së diellit. Është e rëndësishme të pranohet se aftësia për të prodhuar një nxirje ose ngjyrën natyrale të lëkurës së një individi ndikon në ndjeshmërinë e tyre ndaj dëmtimit të lëkurës.

ÇFARË DO TË THOTË “TESTUAR OFTALMOLOGJIKISHT”?

Është një lloj testi sigurie që bëhet për të siguruar që produktet janë të sigurta për t’u përdorur rreth zonës së syve, kjo shpesh përfshin përdoruesit e lenteve të kontaktit. Një panel konsumatori teston produktin për disa javë dhe më pas vlerësohet klinikisht për t’u siguruar që nuk ka acarim.

ÇFARË DO TË THOTË “VEGAN”?

Formula e kremit të diellit nuk përmban përbërës me origjinë shtazore ose prejardhje nga kafshët.

CILAT JANË ORËT IDEALE PËR T’U EKSPOZUAR NË DIELL?

Një rregull i përgjithshëm duhet të jetë “të mos ekspozoheni për një kohë të gjatë në diell, pa mbrojtje adekuate nga dielli, jo vetëm gjatë muajve të verës por edhe gjatë gjithë vitit”. shmangni ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

SI DUHET TË APLIKOJ KREM KUNDËR DIELLIT?

Përdorimi i gabuar i produkteve mbrojtëse kundër diellit përbën një kërcënim për shëndetin e lëkurës. Veçanërisht në verë, kremrat kundër diellit duhet të aplikohen në lëkurë të thatë, të paktën 30 minuta para ekspozimit në diell dhe në sasi të mjaftueshme. Duhet të riaplikoni rregullisht, të paktën. çdo 2 orë dhe patjetër çdo herë që dilni nga uji ose djersitni tepër.

Për një të rritur, aplikimi i rekomanduar është 5mL (përafërsisht një lugë çaji) për çdo krah, këmbë, trup përpara, trup prapa dhe fytyrë (duke përfshirë qafën dhe veshët). Kjo është e barabartë me një total prej 35 ml (afërsisht shtatë lugë çaji) për një aplikim të plotë në trup.

ÇFARË ËSHTË SPF-ja?

Pa mbrojtje, ekspozimi ndaj diellit është i sigurt vetëm brenda një kufiri të caktuar kohor, që sipas llojit të lëkurës varion nga 5 deri në 30 minuta.
Faktori i mbrojtjes nga dielli është një faktor shumëfishues i kufirit kohor të vetëmbrojtjes së lëkurës. Shumëfishimi i SPF-së së një produkti nga kohëzgjatja e rezistencës natyrale të lëkurës ndaj diellit (pa mbrojtje) jep kohën totale gjatë së cilës mund të shijojmë diellin me siguri.

ÇFARË DO TË THOTË FILTËR I “FOTOSTABËL” I RREZEVE ULTRAVJOLLCË?

Filtrat mbrojtës kundër rrezeve ultravjollcë mund të dobësojnë rrezatimin e diellit, duke degraduar kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe duke lejuar depërtimin e rrezeve të dëmshme në lëkurë. Si pasojë, është e rëndësishme që filtrat të jenë “fotostabël” për të ofruar mbrojtje optimale.

Të gjitha produktet “Carroten” për kujdesin nga dielli përmbajnë filtra fotostabël.

ÇFARË DO TË THOTË MBROJTJE NGA “SPEKTRI SUPERIOR”?

Mbrojtja nga spektri superior nënkupton që një locion për mbrojtje nga dielli ka aftësinë të mbrojë nga efektet e dëmshme të spektrit më të gjerë të të gjitha rrezeve të diellit, UVB+UVA+VL+IRA.

Të gjitha produktet “Carroten” për mbrojtjen nga dielli ofrojnë mbrojtje nga spektri superior.

ÇFARË DO TË THOTË “REZISTENT NDAJ UJIT”?

Locionet për mbrojtje nga dielli që janë “rezistente ndaj ujit” mund të ruajnë vlerën e tyre “SPF” pas një kohe të caktuar në ujë. Është e rëndësishme që një locion për mbrojtje nga dielli të jetë rezistent ndaj ujit, pasi uji mbron vetëm nga nxehtësia dhe jo rrezatimet e dëmshme ultravjollcë.

Të gjitha produktet “Carroten” për kujdesin nga dielli variojnë nga të qenit rezistent ndaj ujit, deri te shumë rezistent ndaj ujit.

ÇFARË DO TË THOTË “MBROTJE SHUMË E LARTË, E LARTË, MESATARE OSE E ULËT?

Një locion për mbrojtje nga dielli mund të etiketohet vetëm me mbrojtje “shumë të lartë” nëse ka një SPF prej 50+. Me mbrojtje “të lartë”, nëse ka një SPF nga 30 deri në 50. Mbrojtje “mesatare” do të thotë që locioni për mbrojtje nga dielli ka një SPF nga 15 deri në 25. Dhe mbrojtje “e ulët” do të thotë që SPF-ja e saj është nën 10.

ÇFARË DO TË THOTË “DERMATOLOGJIKISHT I TESTUAR”?

Produktet e kujdesit nga dielli duhet t’i nënshtrohen kontrolleve dermatologjike për të garantuar sigurinë dhe shëndetin maksimal për ata që i përdorin.

Të gjitha produktet “Carroten” për kujdesin nga dielli i nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme dermatologjike. Ato testohen gjithashtu për fototoksicitetin, në laborator.

ÇFARË DO TË THOTË “KUNDËR RËRËS”?

Kundër rërës nënkupton që rëra mund të fshihet me lehtësi nga lëkura.

ÇFARË DO TË THOTË “PLAKJE NGA DIELLI”?

Koha lë gjurmët e saj mbi lëkurë. Kequshqyerja, stresi, pirja e duhanit, ndotja e mjedisit, por edhe ekspozimi i tepërt në diell mund të përshpejtojnë procesin e plakjes, duke rezultuar në shfaqjen e më shumë rrudhave apo shenjave në fytyrë. Më specifikisht, plakja nga dielli ndodh kur procesi i plakjes përshpejtohet nga efekti i diellit mbi lëkurë.

CILA ËSHTË KOHËZGJATJA E RUAJTJES SË PRODUKTEVE “CARROTEN”?

Nëse mundësohen kushtet e duhura të ruajtjes, të gjitha produktet “Carroten” mbeten të qëndrueshme për 36 muaj. Është e rëndësishme të përmendim që, pasi hapet, produkti duhet të përdoret brenda kufirit të treguar nga shënimi i veçantë në pjesën e pasme të paketimit (brenda ose jashtë). Shënimi përbëhet nga një enë e vogël me një kapak të vogël dhe një numër që tregon muajt gjatë të cilëve produkti mund të përdoret me siguri pas hapjes.

NUK DO TË NXIHEM NËSE VENDOS KREM PËR MBROJTJE NGA DIELLI?

Nxirja ndodh vetëm nëse e lejon fototipi i lëkurës. Nëse lloji juaj është 1 ose 2 (lëkurë shumë e bardhë/e ndjeshme, lëkurë e bardhë), ju do të nxiheni me një ritëm shumë të ngadaltë, pasi lëkura juaj prodhon melaninë në sasi të vogla. Në rast se nuk përdorni krem për mbrojtje nga dielli, mund vetëm të skuqeni ose dhe të digjeni, duke shkaktuar dëmtime afatgjata të lëkurës. Edhe pse lëkura juaj ndryshon ngjyrë më ngadalë kur përdorni locion për mbrojtje nga dielli, nxirja që rezulton do të jetë më e mirë dhe do të zgjasë më shumë pasi kremi do të parandalojë djegien dhe rrjepjen e lëkurës

DUHET TË PËRDOR KREM PËR MBROJTJEN NGA DIELLI EDHE PASI ARRIJ NXIRJEN E DËSHIRUAR?

Nëse lëkura juaj është e nxirë apo natyrisht më e errët, nuk duhet të qëndroni kurrë të pambrojtur. Sasia e shtuar e melaninës mund t’ju mbrojë nga djegia, por jo nga pasojat e tjera negative të ekspozimit ndaj diellit, si plakja nga dielli apo kanceri i lëkurës.

SPF E LARTË DHE SHUMË E LARTË.

Sipas REKOMANDIMEVE TË KOMISIONIT të BE-së të datës 22 shtator 2006 mbi efikasitetin e produkteve mbrojtëse kundër diellit dhe pretendimeve të bëra në lidhje me mbrojtjen nga dielli:
Faktorët mbi 50 nuk e rrisin ndjeshëm mbrojtjen nga rrezatimi UV. Prandaj, diapazoni i faktorëve të etiketuar të mbrojtjes nga dielli mund të bëhet më i vogël pa reduktuar zgjedhjen e fuqive të ndryshme për konsumatorin.

Rrjedhimisht SPF50+ është SPF maksimale në BE.

PSE “CARROTEN” KA KAROTËN SI PËRBËRËS BAZË?

Vaji i karotës është i pasur me karrotinoidë. Karrotinoidi më i njohur është beta-karotina, e cila shndërrohet në vitaminë A kur bie në kontakt me lëkurën. Beta-karotina është një provitaminë që ushqen lëkurën. Për më tepër, ajo ndihmon në përshpejtimin e nxirjes, duke kontribuuar në prodhimin e melaninës. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, veprimi mbrojtës i beta-karotinës rrit rezistencën e lëkurës nga “sulmet” e rrezatimit ultravjollcë.