TEKNOLOGJI
TEKNOLOGJI SUPREME E DRITËS
UVB + UVA + VL + IRA
“Carroten” i ri synon spektrin më të gjerë të rrezeve të diellit!

Sistem i përmirësuar për mbrojtje me 4 nivele (UVB+UVA+VL+IRA), për synim të plotë në spektrin më të gjerë të të gjitha rrezeve të diellit, përgjegjëse për plakjen e parakohshme dhe dëmtime të tjera të lëkurës.
A e dinit që çdo gjatësi vale në spektrin diellor përkon me një dëmtim të ndryshëm të dukshëm të lëkurës?
- Rrezet UVB janë përgjegjëse për djegien nga dielli
- Rrezet UVA përshpejtojnë plakjen e lëkurës
- Rrezet infra të kuqe shkaktojnë ndjesi nxehtësie dhe shkatërrimin e kolagjenit të tipit 1
- Drita e dukshme lidhet me stresin oksidues dhe hiperpigmentimin e vazhdueshëm
A e dinit se vetëm 10% e rrezatimit të diellit është rrezatim ultravjollcë?
Po 90%-shi tjetër? MENDONI SE JENI TË MBROJTUR ME NJË PRODUKT PËR MBROJTJEN NGA DIELLI QË OFRON VETËM MBROJTJE NGA RREZET ULTRAVJOLLCË? Mendojeni sërish dhe zgjidhni produktin tuaj “Carroten”!
“Carroten” mundëson një nxirje të shkëlqyer, ndërkohë që ofron kujdes të thellë për lëkurën tuaj!
SISTEM PËR NXIRJE TË THELLË
KAROTË + ARRË BRAZILIANE + VAJRA ARRASH
Një sistem i avancuar për nxirje dhe kujdes të trefishtë që ofron një ngjyrë bronzi të thellë dhe rrezatuese.
SISTEM PËR NXIRJE TË PËRHERSHME
KAROTË + VAJRA KOKOSI
Një sistem i avancuar për nxirjen që rrit përshpejtimin e nxirjes, duke ofruar një ngjyrë bronzi të thellë, të pasur dhe rrezatuese.
TEKNOLOGJIA “AQUA MIMIC”
Imiton mekanizmat natyralë të hidratimit të lëkurës, duke ruajtur nivelet optimale të hidratimit të lëkurës.
PËRBËRËSIT KRYESORË
PROVITAMINA D
E njohur ndryshe si “vitamina e diellit”, provitamina D nuk gjendet shpesh në ushqime dhe si rrjedhojë, konsumi i saj nuk mbulon nevojat e trupit. Sidoqoftë, siç tregohet në përshkrimin më lart, ekspozimi ndaj diellit të këndshëm është një domosdoshmëri për formimin e provitaminës D në trupin tonë. Provitamina D është një faktor kyç në zhvillimin dhe ruajtjen e funksionit natyral të skeletit të njeriut. Sasia e provitaminës D e prodhuar brenda trupit varet nga forca e rrezatimit ultravjollcë që merret. Prodhimi është më i lartë gjatë mesditës, sesa herët në mëngjes apo pasdite vonë. Sasia e prodhuar e provitaminës D është më e vogël nën hije ose gjatë një dite të vrenjtur.
KAROTA
Si lidhet karota me nxirjen dhe ekspozimin e sigurt ndaj diellit? Shumë studime shkencore të kryera për efektin e karotës në lëkurë kanë treguar se:
- Beta-karotina që gjendet te karotat, e përgatit lëkurën për ekspozimin ndaj diellit dhe përshpejton nxirjen, duke kontribuuar në prodhimin e melaninës.
- Karota përmban antioksidues të fuqishëm si karotinoidët, të cilët ndalojnë formimin e radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e parakohshme, dhe përforcojnë sistemin imunitar të lëkurës nga rrezatimi diellor.
- Lëkura ka aftësinë të kthejë beta-karotinën që gjendet te karotat në vitaminë A, e cila lufton plakjen dhe nxit vitalitetin e lëkurës. Pra, me të drejtë ajo konsiderohet si vitamina e rinisë dhe bukurisë.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, të mos harrojmë që karota është sekreti i nxirjes tepër ekzotike dhe natyrale e stilit “Carroten”!
FYTYRA (VITAMINAT F, A, C DHE E)
Si një burim i pasur antioksiduesish, vitaminat F, A, C dhe E e mbrojnë lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira, të cilat rriten gjatë ekspozimit dhe shkaktojnë plakjen e parakohshme të lëkurës.
ACIDET YNDYRORE Ω 3, 6, 7, 9
Acidet yndyrore omega 3, 6, 7 dhe 9 rrisin mbrojtjen natyrale të lëkurës ndaj rrezatimit ultravjollcë. Në të njëjtën kohë, ato kontribuojnë në ekuilibrin hidrolipidik të lëkurës, duke ruajtur elasticitetin dhe freskinë. Shumë studime kanë treguar se acidet yndyrore Omega shfaqin veprim antiinflamator, duke reduktuar skuqjen e shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë.